Loading…

Hulumtimi: Fotografimi i vazhdueshëm i ushqimit po ndikon në shtimin e peshës

  • 25/10/2021 | 09:11

Hulumtimi: Fotografimi i vazhdueshëm i ushqimit po ndikon në shtimin e peshës

Të gjithë kemi të paktën një person në shoqëri, i cili gjithmonë, kudo që janë, fotografon ushqimin dhe shpeshherë më pas i publikon fotot në rrjetet sociale.


Sidoqoftë, mund të shkojë një hap më tej dhe të ndikojë në peshë.

Njerëz të tillë, siç tregohet nga hulumtimi i Universitetit amerikan “Georgia Southern University”, janë më të prirur për të shtuar peshë.

Ekspertët kanë zbuluar se trendi i fotografimit të ushqimit para vaktit rrit gjasat që ne të duam një vakt tjetër dhe se njerëzve që e bëjnë këtë u duhet më shumë kohë për t’u ndjerë të ngopur.

Në hulumtim morën pjesë 145 studentë, të cilët u ndanë në dy grupe – njëri mori një pjatë me gjashtë feta djathi, tjetri me dymbëdhjetë.

Grupit të parë, iu tha të fotografonin ushqimin përpara se të hanin, dhe më pas të vlerësonin se sa u pëlqente dhe nëse donin një pjesë tjetër.

Rezultatet treguan se grupi që fotografoi ushqimin dha nota më të larta dhe se ata donin më shumë sepse fotografia ndryshoi mënyrën se si truri e percepton ushqimin – shija dhe aroma janë më të theksuara sepse truri u fokusua më shumë në to, shkruan Times of India.

Si përfundim, rezultatet e hulumtimit mund të kenë një rëndësi të madhe për të gjithë ata që duan të humbin peshë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë