Një gazetar serb raportohet të jetë zhdukur, shkruajnë mediat në Serbi, transmeton Gazeta Metro.
Gazetari Stefan Cvetkovic u raportua si i zhdukur në qytetin Bela Crkva në natën mes 13 dhe 14 qershorit.
Policia ka bërë të ditur përmes një komunikate që vetura e tij ishte gjetur e parkuar me dyer të hapura dhe drita të ndezura. Autoritetet kanë shtuar që tashmë kanë filluar kërkimet për të.
Edhe agjencia e lajmeve Beta ka raportuar që vetura e tij ishte e ndezur kur ai u zhduk, ndërsa gjithashtu u raportua që ora e tij dhe disa gjëra të tjera u gjetën pranë veturës, ndërsa telefonat e tij ishin të fikur.
Në vitet e fundit, Cvetkovic kishte raportuar që kishte pranuar shumë kërcënime nga politikanë dhe biznesmenë për shkak të punës dhe raportimeve të tij si gazetar. /gazetametro.net