Loading…

Humb jetën 24 vjeçari që u plagos në poligonin e armëve në Obiliq

  • 01/12/2021 | 19:23

Humb jetën 24 vjeçari që u plagos në poligonin e armëve në Obiliq

Ka humbur jetën 24 vjeçari i cili u plagos sonte në një prej poligoneve të shenjëtarisë së armëve në Obiliq, shkruan Gazeta Metro. 


Lajmi është konfirmuar nga mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.

Ndryshe nga Policia e Kosovës pak më parë është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 ndërsa i plagosuri ishte nisur për trajtim mjekësor.

Hetuesit policor veçse kanë filluar një hetim lidhur me rastin në fjalë

Për rastin më herët foli edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës17:45, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha Borovci. /gazetametro.net

Plagoset në poligonin e shenjëtarisë një 24 vjeçar në Obiliq

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë