Rasti ka ndodhur teksa traktorin po e drejtonte një 11-vjeçar i cili po punonte arën teksa këtë për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot rreth orës 17:30 policia është njoftuar se dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht.”
“Policia bashke me emergjencën kane dal ne vendngjarje, nga mjeku është konstatuar vdekja e fëmijës.”
“Viktima është i moshës 8 vjeçare. Ai ka rënë nga traktori që në atë moment ishte duke e ngarë një fëmijë tjetër 11 vjeçar, derisa ishin duke punuar arën. Me pas në vend ngjarje kanë dal të gjithë njësite kompetente, me urdhër të prokurorit trupi pa jetë dërgohet për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore”, tha Bytyqi.