Si pasojë e një aksidenti me motoçikletë sot rreth orës 21:20 në bulevardin “Bajram Curri” pranë urës së “Bllokut” ka humbur jetën Kejdi Halili dhe Ergi Dini.
Ky i fundit është këngëtar dhe fitues i edicionit të X Factor Albania në vitin 2014.
Express raporton se shoferi dhe një person i dytë që ndodhej pasagjer, (në këtë rast Kejdi dhe Ergi) kanë marrë plagë të mëdha dhe janë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Por pavarësisht trajtimit mjekësor të marrë, ata nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë rreth orës 21:50.
Policia thotë zyrtarisht se grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.