Loading…

Humb jetën një person në Gjilan

  • 27/10/2021 | 08:55

Humb jetën një person në Gjilan

Një burrë nga Gjilani ka vdekur pasi është rrotulluar me traktorin e tij.


Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Shurdhan të Gjilanit, mesditën e së hënës.

Viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe është rrotulluar. Si pasojë e kësaj, ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

“Fsh. Shurdhan, Gjilan 26.10.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë