Loading…

Humb jetën tragjikisht aktivisti 16 vjeçar i Vetëvendosjes

  • 06/05/2017 | 15:03

Humb jetën tragjikisht aktivisti 16 vjeçar i Vetëvendosjes

Butrint Durmishi, 16 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën tragjikisht dje pasdite.


Gazeta Metro mëson se incidenti me pasojë vdekjen e 16 vjeçarit ka ndodhur në momentin kur aksidentalisht ka rënë nga muri.

Durmishi në bazë të një postimi të faqes në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet e ditur të ketë qenë aktivist i këtij subjekti politik.

“Me pikëllim në zemër morëm lajmin e hidhur për vdekjen e aktivistit tonë Butrint Durmishi nga Mushtishti. Ne si Qender e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u shprehim ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afermeve dhe të gjithë shokëve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Varrimi i të riut Durmishi, bëhet sot në fshatin e tij Mushtisht të Suharekës në ora 16:00. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë