Loading…

Humben avionin dhe vrapuan në pistë ta kapin, ky është dënimi që morën

  • 11/09/2019 | 23:04

Humben avionin dhe vrapuan në pistë ta kapin, ky është dënimi që morën

Dy persona të cilët humbën avionin, një burrë nga Sardenja e Italisë dhe një anglez, vrapuan në pistën e aeroportit italian Cagliari-Elmas, për ta kapur, transmeton Gazeta Metro.


Dy miqtë me moshë 54 dhe 40 vjeç, ishin në lokal dhe nuk i dëgjuan tre thirrjet pe të hipur në avionin që do të nisej për në Londër.

Por pasi kuptuan se avion po nisej, hapën derën e emergjencës dhe vrapuan që ta kapin në pistë. Mirëpo vrapi i tyre u ndërpre në mes nga policia, e cila i ndaloi dhe i gjobiti.

Dy miqtë ishin ulur në barin e aeroportit këtë të martë, por duke biseduar e humbën sensin e kohës, duke mos iu vënë re as lajmërimeve për të hipur në avion.

Teksa hapën derën e emergjencës ra alarmi, duke bërë që të ndalohen nga policia dhe duke u gjobitur me nga 2 mijë euro secilin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]tametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë