Loading…

Humbi kurorën e Miss’it vetëm se bëri twerk

  • 08/04/2021 | 21:14

Humbi kurorën e Miss’it vetëm se bëri twerk

25-vjeçarja që u shpall Miss në Papua Guinea e Re, humbi titullin e saj pasi shpërndau një video të saj duke bërë twerk në TikTok. Lucy Maino u përball me kritika të mëdha në internet dhe shumë vendas e cilësuan sjelljen e saj si krejtësisht të papërshtatshme.


“Qëllimi ynë kryesor është fuqizimi i grave. Ne promovojmë trashëgiminë kulturore, vlerat tradicionale dhe komunikimin përmes turizmit për vendin dhe njerëzit tanë”, thanë mes të tjerash drejtuesit e konkursit të bukurisë në një deklaratë ku njoftuan heqjen e titullit.

Megjithëse video të ngjashme janë të zakonshme në aplikacion, sipas drejtuesve të kompeticionit sjellja ishte e patolerueshme dhe kështu kurorën do ta gëzojë një tjetër vajzë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë