Loading…

Humbi në Shqipëri: Elvana Gjata pritet të përfaqësojë këtë shtet në Eurovision

  • 22/01/2020 | 12:28

Humbi në Shqipëri: Elvana Gjata pritet të përfaqësojë këtë shtet në Eurovision

Ndonëse nuk mundi të fitonte Festivalin e 58 në RTSH, një lajm qarkullon në rrjetet sociale për Elvana Gjatën.


Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndërsa zhurma në rrjetet sociale, duket se po na zbulon një plan të ri.

Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës.

Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë