Loading…

Humbja e klubeve kosovare nga ekipet amatore si Gjibraltari nuk mund të arsyetohet

  • 18/08/2019 | 09:18

Humbja e klubeve kosovare nga ekipet amatore si Gjibraltari nuk mund të arsyetohet

Njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në vend, Afrim Tovërlani, vlerëson se paraqitja e skuadrave kosovare të futbollit në Kupat Evropiane gjatë kësaj vere nuk ishte e suksesshme dhe kjo lidhet me mospunën dhe investimin e gabuar në kuadro sportive, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për ‘Koha Ditore’ për më tepër, Tovërlani e vlerëson dështim fushatën e Feronikelit dhe të Prishtinës, kur për bazë i merr kundërshtarët që kishin dy klubet që përfaqësuan vendin në Evropë.

Kampioni Feronikeli është ndalur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve e më pas edhe në Ligën e Evropës, ndërsa Prishtina u ndal në raundin parakualifikues të Ligës së Evropës.

Sipas Tovërlanit, eliminimi nga skuadra amatore, si ato të Gjibraltarit, është i papranueshëm. Ai thotë se ka përfunduar koha kur drejtues të klubeve, por edhe trajnerë e lojtarë, kanë arsyetuar mossukseset me mungesë të përvojës, mungesë të kushteve dhe infrastrukturës.

Tovërlani vlerëson përmirësimet e bëra në futbollin kosovar, sidomos lidhur me të hyrat e lojtarëve, por thotë se shumë punë duhet të kryhen për të ecur në rrugën e duhur. Ikona prishtinase vlerëson se Kosova ka rast të artë që të bëjë emër përmes futbollit, edhe atij të klubeve, në një kohë kur shumica e klubeve të regjionit janë në krizë.

52-vjeçari Tovërlani ishte prej lojtarëve më të mirë të Prishtinës, për shumë kohë lider i saj. Po aq i suksesshëm ishte edhe si trajner, ndërsa aktualisht nuk është i angazhuar në ndonjë klub.

Ka fituar tre tituj me Prishtinën e një me Feronikelin e po ashtu Kupën e Kosovës me të dy skuadrat. Ka udhëhequr edhe klube të tjera, duke përfshirë Trepçën ’89 e Ferizajn. Vazhdon të jetë prej trajnerëve më të vlerësuar në vend. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë