Loading…

Humbja e Zaev është dështim i BE’së, vlerëson gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • 02/11/2021 | 17:51

Humbja e Zaev është dështim i BE’së, vlerëson gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

Gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka vlerësuar se ndoshta Zoran Zaev do të jetë politikani i fundit ballkanas që do të guxojë të ndërmarrë një rrezik të tillë politik duke u mbështetur synimin në perspektivën europiane të vendit të tij. Humbja e tij mund të konsiderohet humbje e BE’së dhe politikës së saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është edhe një ogur i zymtë edhe për reformat që janë të domosdoshme në Maqedoninë e Veriut shkruan Michael Martens në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Zoran Zaev në maj të 2017’s u bë kryeministër i Maqedonisë. Në tetor të 2021’s dha dorëheqje. Maqedonia e Verout – që nga marsi i 2020’s një anëtare e NATO’s – në politikat e sigurisë kryesisht ishte lënë e lirë. Kështu do të mund të përshkruhen si kaluan këto katër vite në atë shtet ballkanik, si dhe trashëgimia e Zaev. Megjithatë, këtu mungon një aspekt me rëndësi: në mandatin e Zaev ndikoi jo vetëm suksesi i tij, por para së gjithash ajo që nuk ju dha” konstaton Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“E vërteta është se Zaev arriti ta riemëroj Maqedoninë në Maqedoni të Veriut duke e bindur kështu Greqinë që të mos bllokojë më pranimin e shtetit në NATO. Në rrafshin vendor, riemërimi ishte hap i guximshëm. Trimëria, megjithatë, nuk ju shpërblye. Apo në rastin më të mirë, u shpërblye me çmimin e ngushëllues – anëtarësimin në NATO. Zaev, nuk ja doli tek synimi kyç i tij politik – çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Për këtë ai nuk ka faj. Është e kundërta” vlerëson gazeta gjermane.

“Rasti Zaev ka mundësi të jetë edhe shembull në rajon. Është e mundur që kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë do të jetë burrështetasi i fundit në rajon që do të ishte i gatshëm të rrezikonte aq shumë politikisht për hatër të të ashtuquajturës perspektivë europiane të vendit të tij” shkruan Martens.

Në konton e tij në Twitter Michael Martens shtoi edhe një konstatim më ogurzi që është dëgjuar edhe më parë kur postoi artikullin e tij, nga vet zyrtarë europianë të Brukselit, të mos flasim për ata në Washington D.C.

“Diku në një vend të vogël në Ballkan, një kryeministër u tërhoq. Edhe çfarë ? Për fat të keq, tregimi nuk është edhe aq i parëndësishëm sa tingëllon. Është lajm i keq për atë që besojnë në BE. Dikush mund edhe të thotë se është lajm i mirë për fuqitë si Rusia e Kina madje”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë