Loading…
Humbni peshë duke ngrënë këto ushqime
  • 10/02/2019 | 19:49

Humbni peshë duke ngrënë këto ushqime

Gazeta Metro ju paraqet një listë me ushqime shumë të dobishme dhe të shijshme për të gjithë ata që kërkojnë të humbasin disa kilogramë nga pasha e tyre. E gjithë qka duhet të bëni është ti konsumoni këto fruta , pemë dhe perime, transmeton Gazeta Metro


Mandarina – Një produkt i pasur me vitaminë C, mandarina përmban përqindje të larta uji dhe këshillohet ngrënia e tyre në momente të ndryshme të ditës, për të bërë të mundur mbajtjen e një niveli të lartë të metabolizmit.

Portokalli – Ashtu si mandarinat janë shumë të pasur me vitamina C dhe përmbajnë vetëm 45 kalori.

Luleshtrydhet – Jo vetëm shumë të shijshme, por përmbajnë enzima të cilat ndikojnë në rritjen e konsumit të trupit.

Karota – Të gjithëve u kanë thënë që të vegjël që të bëjnë mirë për shikimin dhe kjo është e vërtetë. Ato përdoren gjerësisht edhe në shumicën e dietave të rekomanduara.

Kungulli – 100 gramë kungull përmbajnë vetëm 15 kalori. Kungulli është një produkt që të ngop, por në të njëjtën kohë nuk të shëndosh.

Speci – Të përdorur prej shumë kohësh si shoqërues të shumë pjatave, specat kanë meritën që përshpejtojnë metabolizmin, ndërsa speciat djegës janë shumë më të rekomanduar se salcat pikante apo tabasko, të pasura me shumë kalori./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]t
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë