Loading…

Humbni peshë me këto ushqime pa karbohidrate

  • 08/06/2023 | 21:07

Humbni peshë me këto ushqime pa karbohidrate

Eliminimi i karbohidrateve nga regjimi ynë ushqimor është një strategji shumë e mirë për të humbur disa kilogramë, kështu që më poshtë ju rendisim disa ushqime që nuk kanë karbohidrate.


Kërpudhat – Janë të varfra nga karbohidratet dhe përmbajnë një sërë vetish ushqyese si hekur, kalcium, selen dhe magnez. Po ashtu janë një burim i mirë antioksidantësh.

Midhjet – Midhjet e të gjitha llojeve janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, kripëra minerale, fosfor, hekur, sodë dhe nuk kanë karbohidrate.

Vezët – Janë ndër ushqimet që zgjidhen më shpesh për një dietë pa karbohidrate, për shkak edhe të vetive të shumta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë një burim i mirë proteinash dhe nuk kanë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund ta konsumoni pa problem.

Farat e kungullit – Janë ideale për të gjithë ata persona që janë në dietë por që nuk duan të humbin shijen e karbohidrateve shkruan noa.al. Ndër të tjera i bëjnë mirë zemrës, reduktojnë stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Është padyshim shumë më i shëndetshëm se mishi i kuq dhe mund ta konsumoni te mishi i pulës, lepurit por edhe peshk.

Djathi – Rekomandohet djathi Grana Padano i cili është një djathë i traditës italiane, i pasur me kripëra minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret gjerësisht për të përgatitur shumë gatime, por është mirë që të konsumohet në sasi të moderuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë