Gazetarja dhe redaktorja në Euronews Albania, Alice Taylor, publikoi një fotografi ku ngacmon ca liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e takoi në Gjakovë kur edhe e shoqëronte e bija që s’ishte e interesuar fare për të, transmeton Gazeta Metro.
Taylor e publikoi këtë foto me mbishkrim përcjellës të përpiluar në stilin e meme’ve të internetit që rëndom përshkruajnë një situatë ku një person shpërfillet pasi s’ja vlen.
Një shaka në llogario të Kurtit ose të saj mund të interpretohet por britanikët jo rastësisht njihen për ironinë e tyre./gazetametro.net