Loading…
Hungarezët do të shtohen: Kush i lind katër fëmijë, Orban ia heq tatimin përjetë
  • 11/02/2019 | 09:36

Hungarezët do të shtohen: Kush i lind katër fëmijë, Orban ia heq tatimin përjetë

Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar se qeveria e tij dukshëm do ta shtojë ndihmën financiare dhe lehtësitë për familjet me shumë fëmijë, transmeton Gazeta Metro.

Dhe atë, duke përfshirë lirimin përjetë nga pagesa e tatimit në të ardhura.

Në fjalimin drejtuar kombit, Orban ka thënë se nga tatimi në të ardhura përjetë do të lirohen gratë të cilat i lindin së paku katër fëmijë.

Masat e reja duhet të nxisin gratë që të lindin më shumë fëmijë dhe kështu ta ndalojnë rënien e banorëve në Hungari.

Orban ka thënë se këto politika paraqesin “përgjigjen e Hungarisë” në trendet negative demokrafike, e jo në emigracion.

Ai megjithatë ka përsëritur konstatimin e tij të mëhershëm se BE dëshiron ta mbushë Evropën me migrantë nga kontinente tjera./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë