Loading…

Hungaria bleu 1 miliard dollarë sisteme kundërajrore nga SHBA

  • 12/08/2020 | 22:32

Hungaria bleu 1 miliard dollarë sisteme kundërajrore nga SHBA

Hungaria të mërkurën ka nënshkruar deklaratën e zotimit të blerjes së predhave së mbrojtjes kundërajrore nga prodhuesi amerikan Raytheon Technologies, ka njoftuar agjencia publike hungareze MTI, duke cituar ministrin hungarez të mbrojtjes, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja me vlerë rreth 1 miliardë dollarë do të përfundoj deri në fund të shtatorit ka njoftuar agjencia MTI.

Hungaria ka kohë që është zotuar në rritjen e shpenzimeve ushtarake, që sikur në shumë shtete anëtare të NATO’s mbetet larg synimit të aleancës prej 2 për qind të prodhimit vendor. Shumica e infrastrukturës së tyre ushtarake është mbetje nga koha e komunizmit.

Hungaria rishtas ka blerë tanke nga Gjermani dhe po rinovon edhe forcat ajrore po ashtu pas përqendrimit të qeverisë së Orban në ushtri për dallim prej qeverive të mëparshme, kur zhvillimi ekonomik ishte prioritet.

Ministri i Mbrojtjes së Hungarisë Tibor Benko tha se kohërat kanë ndryshuar.

“Ne po shohin se paqja në të cilën po jetojmë është skajshmërisht e brishtë”  tha ai, duke shtuar se kjo po shkon edhe përtej në konflikte hibride siç është në Krime.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 është një prej arsyeve që aleatët perëndimor e kanë kritikuar Hungarinë, për shkak të afërsisë me Moskën. Orban kishte bërë fushatë të zbutjes së sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.

Ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto njoftoi në një konferencë për media me Sekretarin e Shtetit Amerikan, mike Pompeo, në vitin 2019 kishte thënë se dy shtetet po diskutonin blerjen e sistemeve të mbrojtjes së kundërajrore.

Ambasada amerikane shkroi në llogarinë e saj në Twitter se Hungari po udhëheq me shembull drejt arritjes së zotimeve të NATO’s. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 29/09/2020 | 22:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë