Loading…

Huq këshilltari i Kryeministrit Kurti: E fyen Çitakun, e quan ‘zëdhënëse e Vucicit’

  • 19/08/2022 | 22:31

Huq këshilltari i Kryeministrit Kurti: E fyen Çitakun, e quan ‘zëdhënëse e Vucicit’

Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka rrëshqitur, siç pretendon ai, në pozicionin e dëshiruar nga Serbia.


Ai ka shkuar edhe më tutje me fyerje ndaj Çitakut, duke e quajtur atë “zëdhënëse të Vuçiqit”.

“Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia: Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse”, shkruan ai në Facebook.

Ai mëtutje ka shkruar se Çitaku “sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër tij”, duke shtuar se “me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse”.

“Nënkryetarja e PDK-së e paska quajtur budallëk të pakufi pse kam thënë se Kurti (Kosova) e ka mbështetjen e NATO-s në rast agresioni të Serbisë kundër Kosvës.
Dhe Serbisë i paska pëlqyer shumë ideja e Çitakut se leximi i tillë i flamurit të NATO-s prapa Albinit në takimin me Stolenbergun është budallëk i pakufishëm! Jo pse Vuçiqi dhe Serbia nuk e dinë, por se zëri i Çitakut është violinë për veshët e tyre. Ndaj sot ia paskan luajtur gati të gjithë, por ilustrimin po jap vetëm me “Politika” e Beogradit”, ka shkruar Feraj, duke postuar shkrimin e gazetës serbe për kritikat e Çitakut ndaj tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë