Loading…

Huqi Dodik: Ne do t’iu vendosim sanksione, do të dërgojmë diplomatë në Amerikë që të luftojnë korrupsionin

  • 05/01/2022 | 15:53

Huqi Dodik: Ne do t’iu vendosim sanksione, do të dërgojmë diplomatë në Amerikë që të luftojnë korrupsionin

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik është zemëruar fort nga paralajmërimet se pikërisht sot do të ketë njoftim për sanksionimin e tij nga një politikane boshnjake dhe i shau rend Perëndimorët dhe kërcënoi përsëri me shkëputje të Republika Srpska’s, transmeton Gazeta Metro.


Dodik si duket është pajtuar me fatin e tij dhe e ka pranuar se me shumë gjasë do të ketë sanksione nga SHBA, diplomatët e të cilëve janë arrogantë sipas tij e që po i bëjnë qefin ‘ministreshës’ së punëve të jashtme të Bosnje e Hercegovinës.

“Ato janë sanksionet e tyre, jo të tonat. E nuk janë libër i shenjtë. Nuk më shkon as në mend të kërkoj vizë për në Amerikë edhe sikur nesër të mi hiqnin sanksionet” porositi Dodik që megjithatë shtoi se është një ‘reagim sarkastik’.

“Është momenti i fundit që ne të fillojmë të emërojmë emisarë special që të luftojnë korrupsionin në Amerikë, apo Britani, e t’iu vendosim sanksione”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë