Loading…

Hykmete Bajrami për vjedhjen në Thesar: Nuk mbaj përgjegjësi për atë vjedhje, nuk është pika e dobët e imja

  • 30/11/2021 | 23:53

Hykmete Bajrami për vjedhjen në Thesar: Nuk mbaj përgjegjësi për atë vjedhje, nuk është pika e dobët e imja

Ish-ministrja e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe për debatin që u riaktualizua për çështjen e vjedhjes së Thesarit të Shtetit, transmeton Gazeta Metro.


Bajrami në T7 ka thënë se vjedhja e Thesarit ‘nuk është pika e dobët e Hykmete Bajramit’.

Ajo shtoi se nuk mbanë përgjegjësi për atë që ka ndodhur pasi thotë se i ka marrë të gjitha masat.

“E vetmja përgjesësi ka qenë që kam qenë ministre në kohën kur ka ndodhur ky skandal. Të gjithë duhet ta dinë, se Thesari nuk është pika e dobët e Hykmete Bajramit. Ka qenë fatkeqsi, nuk ka qenë përgjegjësi e imja. Unë nuk mbaj përgjegjësi për atë që ka ndodhur, i kam marrë të gjitha masat. Ka aktakuzë të ngritur. Njerëzit janë në burg dhe ai rast po hetohet”, tha Bajrami.

Kujtojmë që në Thesar ishin vjedhur mbi 2 milionë euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë