Loading…

Hykmete Bajrami pret rritje ekonomike prej 5.2 për qind

  • 28/12/2020 | 13:16

Hykmete Bajrami pret rritje ekonomike prej 5.2 për qind

Ministrja e Financave dhe Tranfereve, Hykmete Bajrami, në seancën që po mbahet të Kuvendit të Kosovës  u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë buxhetin e vitit 2021.


Bajrami tha se për vitin 2021 presin që të ketë rritje ekonomike prej 5.2 për qind.

Sipas Bajramit buxheti ka dy prioritete, përballjen me pandeminë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje.

“Ky Projekt Buxhet tani po kërkohet të votohet në mënyrë që të mos bllokohen institucionet e vendit, në mënyrë që jeta të vazhdoj edhe pse kemi hyrë në fushatë elektorale. Projekt Buxheti trajton dy prioritete, përballjen me pandeminë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje. Për sa muaj që do të jemi në detyrë kjo duhet të lejohet sepse është në interes të qytetarëve”, ka deklaruar ajo.

Bajrami  ka thënë se ky buxhet është instrument kyç që të sigurohet stabilitet ekonomik dhe është parparë rritje ekonomike prej 5.2.

“Edhe pse në kushte të vështira për të parashikuar atë që do të ndodhë, ne jemi munduar që bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore të japim disa shifra të përafërta për të paraparë se cila do të jetë rritja ekonomike për vitin 2021. Në vitin 2021 ne kemi paraparë që do kemi rritje ekonomike prej 5.2. Ky buxhet është një nga instrumentet kyçe që të arrijmë të sigurojmë këtë rikthim. Të hyrat i kemi parashikuar të jenë 1.9 miliardë euro dhe shpenzimet 2 miliard e 412 milionë euro”, shtoi ajo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë