Loading…

“Hylli i Dritës”, një numër special në 80-vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës

  • 22/01/2021 | 22:56

“Hylli i Dritës”, një numër special në 80-vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës

Me rastin e 80-vjetorit të largimit nga jeta të Át Gjergj Fishtës është botuar numri i radhës i revistës “Hylli i Dritës”. Ky numër përmban studime të çmuara për Fishtën.Në këto studime trajtohen çështje të veçanta dhe elemente të pa studiuara me hollësi nga krijimtaria e Át Gjergj Fishtës. Përmes këtyre kontributeve janë pasuruar më shumë studimet fishtiane.


Edhe këtë vit “Hylli i Dritës” përmes bashkëpunëtoreve do të trajtojë në mënyrë të veçantë themeluesin e vet në 150 – vjetorin e lindjes së tij.

Krahas këtij përkujtimi, vijojnë studimet e tjera, historike gjuhësore dhe letrare. Ka vijuar rishtas rubrika “brilante biblike” me përkthime nga Bibla në gjuhën gege nga Át Daniel Gjeçaj.

Po kështu, me interes është edhe një studim i panjohur i Át Zef Pllumit rreth baladës Lule Frangu.

Me këto botime “Hylli i Dritës” vijon të jetë kontribut i qenësishëm dhe një arritje e rëndësishme në kulturën shqiptare.

“Hylli i Dritës” është i hapur për të gjithë studiuesit që duan të japin ndihmesën e tyre në shkencat albanologjike.

Më 1913 botohej “Hylli i Dritës”

Botimi i gjithi përkushtuar kombit, gjuhës dhe historisë, “Hylli i Dritës”, do të shihte dritën e botimit më 11 tetor të vitit 1913, në Shkodër, nga At Gjergj Fishta. E botuar dhe e qarkulluar nga “Nikaj Press”, revista u mbështet nga një figurë e shquar, si Luigj Gurakuqi. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, botimi dhe qarkullimi i saj u ndalua nga austriakët, pasi promovonte interesat shqiptare.

“Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provincës Françeskane në Shqipërí, përfaqësuesit e të cilës qenë, jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por një plejadë e tërë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh të nderuar.

Revista u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore. Kjo revistë ka në themel veprën e përkushtimin e paharrueshëm të françeskanëve shqiptarë ndër të cilët ndrin emri i Atë Gjergj Fishtës. Sot mund ta themi që te kjo revistë e konfirmuar si institucion kulturor, shqiptarët kanë shprehur maksimumin e energjive të veta mendore, si asnjëherë tjetër, si askund tjetër. / DiasporaShqiptare / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë