Loading…
Hyn në fuqi Ligji për Buxhetin, ai për Pagat i dorëzohet presidentit
  • 12/02/2019 | 18:32

Hyn në fuqi Ligji për Buxhetin, ai për Pagat i dorëzohet presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Ai, po ashtu, sot ka pranuar nga Kuvendi edhe Ligjin për Pagat.


Këto janë konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Presidencës. “Po, presidenti e ka dekretuar sot Ligjin për Buxhetin. Kurse, Ligji për Pagat është pranuar sot dhe bashkë me ankesat e pranuara do të shqyrtohen brenda afatit ligjor”, konfirmon Presidenca.

Ligji për pagat është kundërshtuar nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sindikalistët e KEK-ut, KOSTT-it dhe Telekomit, të cilët janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë në Ligjin për pagat.

Ndryshe, Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me 63 vota për dhe 1 abstenim. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati deklaruar se kjo është një fitore e drejtësisë në paga, dhe Ligjin e ka quajtur hap historik të Kosovës.

Po ashtu, Veseli ka thënë se pagat do të rriten për shumicën e punëtorëve në sektorin publik. Ndërkaq partitë opozitare kanë vlerësuar se ky ligj me mos votimin e amendamenteve të propozuara është ‘masakruar’.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë