Një turist rrezikooi jetën në një nga zonat më të rrezikshme të Ujëvarave Iguazu, pasi hyri në zonën e ndaluar për të marrë telefonin që i kishte rënë në ujë.
Pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale e tregojnë atë duke kaluar barrierat e sigurisë dhe duke hyrë në ujërat e rrëmbyeshme, vetëm pak metra larg greminës. Dëshmitarët e ngjarjes filmuan momentet e tensionit, ndërsa rryma e fortë rrezikonte ta tërhiqte drejt skajit të ujëvarës.
Veprimi i tij nxiti reagime të shumta, me shumë njerëz që e kanë kritikuar për rrezikimin e jetës për një telefon celular. Fatmirësisht, turisti arriti të largohej pa pësuar lëndime serioze.
📱🤦♂️ ARRIESGÓ SU VIDA PARA RECUPERAR SU CELULAR
Un turista cruzó las barreras de seguridad y saltó al agua para recuperar el celular que se le había caído. Fue en el paseo de la Garganta del Diablo, en el lado brasilero de las Cataratas del #Iguazú.#video #brasil #viral pic.twitter.com/ZZSXfacITS
— Líneas de Noticias (@LineasNoticias) June 8, 2026