Loading…

Hyri në një barnatore i maskuar dhe grabiti, arrestohet i dyshuari në Viti

  • 20/01/2022 | 09:47

Hyri në një barnatore i maskuar dhe grabiti, arrestohet i dyshuari në Viti

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se kreu një grabitje dje në një barnatore në Viti, shkruan Gazeta Metro.


Dje më 19.01.2022 rreth orës 19:33h, Policia e Kosovës në Viti është informuar se është grabitur një barnatore në Viti nga një person i maskuar.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe njësia e hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë ku sipas informatave të para i dyshimti ka arritë që punëtores së kësaj barnatore përmes kërcënimit ti grabis 140€ Euro, i njëjti pasi i ka marrë parat nga arka është larguar në drejtim të panjohur. Patrullat Policore së bashkua me njësitin e hetimeve përmes rrugëve operative në një kohë të shpejt kanë arrite të sigurojnë informata të qëndrueshme për identitetin e të dyshimtit .”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se është arrit që të arrestohet i dyshimti F.R (1986) i dyshuar për rastin grabitje .

I njëjti në prezence të avokatit mbrojtës, është intervistuar nga njësia e hetimeve në stacionin policor në Viti.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka marr vendim për ndalim për 48h orë . Rasti nën hetime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë