Loading…

Hyrja e QKUK’së e rrethuar me mbeturina dhe qenë

  • 30/01/2023 | 13:03

Hyrja e QKUK’së e rrethuar me mbeturina dhe qenë

Numri i madh i mbeturinave në kryeqytet, vazhdon të jetë problem.  Grumbullimi i tyre vend e pa vend, po rrezikon shëndetin e qytetarëve.


Një pamje jo e mirë na vjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku në njërën nga hyrjet e saj shihet grumbull i madh mbeturinash.

Sipas disa fotografive të cilat i ka siguruar Telegrafi, bëhet fjalë për hyrjen mbrapa QKUK-së.

Në fotografi shihen edhe qenë endacak, tek këto mbeturina, të cilët paraqesin rrezik për banorët që jetojnë përreth si dhe për qytetarët të cilët kryejnë shërbime në QKUK.

Një nga banorët e ndërtesave pranë QKUK-së ka bërë të ditur për Telegrafin se ata rrezikohen jo vetëm nga qentë endacak, por edhe nga ndonjë sëmundje që mund të vije si pasojë e këtyre mbeturinave.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë