Ish diplomati kosovar Ylber Hysa komentoi drejtësinë ndërkombëtare që ngeli pa ndëshkim në rastin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosevic, nevojën që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e vet. për t’u pajtuar me fqinjët e vet. Poashtu ai komentoi edhe një qëndrim të drejtësisë ndërkombëtare ka mbetur e pakryer dhe është cinike kur tash ka gjykatë speciale ndaj shqiptarëve në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi së fundi diskutoi në televizionin Klan Kosova rreth një procesi të ngelur i pa përfundim për drejtësinë ndërkombëtare.
Drejtësia ndërkombëtare nuk e ka thënë fjalën e fundit tha Hysa dhe shtoi se madje ka rënë në grackën e qëndrimit të propaganduar serb se të gjithë janë fajtorë.
“Kjo ka sjellë edhe një vendim shumë cinik që është krijimi i gjyqit special për luftën në Kosovë dhe besoj se kjo duhet parë kështu”.
I pyetur rreth gjykatës speciale dhe qasjes ndaj shqiptarëve ishte e padrejtë Hysa mendoj se kjo realisht iu ka hakmarrë edhe drejtësisë ndërkombëtare. Ai vuri paralele me situatën tani në Ukrainë ku janë parë masakra nga rusët. Ai shtroi pyetjen se si do të mund të shihej një akuzë ndaj presidentin ukrainas Zelenskiy si një palë në luftë.
Hysa u pyet edhe për deklaratën e kryeministrit Kurti rreth marrëdhënies së Milosevic dhe Vucic sa ishte ky ministër në qeverinë e tij dhe një lloj arsyetimi se mungesa e ndikimit të Vucic asokohe ishte një lehtësim për t’u distancuar nga ai. Në pyetje u cek se deklarata ishte bërë nga Departamenti i Shtetit në SHBA, që u kontestua nga Hysa i cili kontestoi edhe qëndrimin e shprehur nga kryeministri Kurti si një tjetër deklaratë e tij kontradiktore.
🔴#Kosovo PM @albinkurti says that #Serbia‘s President #aleksandarvucic @avucic as #Milosevic ‘s minister was never consulted by his former boss and it shouldn’t be difficult to distance himself from from him #warcrimes #slobodanmilosevic #Bosnia pic.twitter.com/0F8QebPFaw
— DTT-NET English (@dtt_net_english) May 19, 2022
“Në fakt nuk e kam parë zotin Albin Kurti të ketë qenë në State Departament e as të ketë qenë aktiv në Uashington. Me sa kam parë unë ai ka qenë në një lloj ekskursioni politik dhe nuk mendoj se mund të komentoj për një vizitë të pa qenë”.
“Ajo që e ka thënë ai ndoshta është përpjekje e tij për të u bërë pragmatik, në atë që ai e kupton si pragmatizëm. Sidoqoftë, është një inkosistencë dhe mua nuk më çuditin inkosistencat që lidhen me një njeri të tillë”.
Hysa i pyetur rreth një mundësie të pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë kohë e pa skeptik pa një proces drejtësie të duhur dhe një kthese në shoqërinë serbe që ende refuzon të ballafaqohet me të kaluarën e saj dhe Vucic është një prodhim i një mjedisi të tillë që përfaqëson shumicën.
“Serbia i ka borxh drejtësisë ndërkombëtare, po aq sa i ka borxh drejtësia ndërkombëtare të vërtetës” tha Hysa./gazetametro.net