Loading…

Hysa për mosnjohjet nga 5’shja e BE’së: Qeveria në mënyrë të çuditshme lëshoi rastin me Greqinë për një përfitim të dyfishtë

  • 12/11/2021 | 15:46

Hysa për mosnjohjet nga 5’shja e BE’së: Qeveria në mënyrë të çuditshme lëshoi rastin me Greqinë për një përfitim të dyfishtë

Historiani Ylber Hysa , ish diplomati kosovar me karrierë të gjatë në negociata ndërkombëtare të rëndësishme të për Kosovën, nuk kishte si ta shprehte më qartë se qeveria e tanishme jo vetëm që ka pak gjasa tash të bindë 5’shen që s’njeh Kosovën shtet nga 27 anëtare të BE’së, por as që po përpiqet të shfrytëzojë edhe ato pak gjasa që i kanë. Një rast shumë të mirë e kanë lëshuar me Greqinë për të përfituar dyfish tha Hysa, transmeton Gazeta Metro.


Ish ambasadori i Kosovës, në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi nga ku rishtas diplomacia e kosovare e tërhoqi, Ylber Hysa, për portalin shqiptar Albanian Post tha se “jo që nuk është bërë pak ose shumë në atë drejtim, por shihet që nuk është bërë asgjë fare”.

Ai në një përgjigje për Albanian Post thotë se “Gjendja e këtyre pesë shteteve nuk ka ndryshuar as edhe një milimetër me ardhjen e qeverisë së re”. “As që ka pasur ndonjë shenjë në këtë aspekt mesa jemi ne të informuar. Ndonëse për hir të vërtetës dua të them që kjo është në një stagnim e standby që para kësaj qeverie”.

Si e sheh mundësinë që të ketë ndryshimin të pozicionit karshi Kosovës nga kjo pesëshe Hysa i tha Albanian Post është një  “gjë të vështirë” e konsideron Hysa ndryshimit eventual të pozicionit të tyre drejt Kosovës, sepse, siç thotë ai “sa më shumë që të kalojë kohë aq më shumë do të ftohet në thojza kjo çështje për këto shtete”.

“Sepse presioni ka qenë imediat menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës kur shtetet dhe organizatat në botë e kanë njohur Kosovën. Presioni ka qenë më i madh. Tani në këtë botë me konglomeratesh probleme, me një vakum gjeopolitik, ka më pak koncentrim dhe presion në këto vende për të bërë ndonjë hap më radikal karshi Kosovës”. “Kjo nuk do të thotë që substancialisht këto shtete kanë ndryshuar qëndrimin negativisht ndaj Kosovës”, vlerëson Hysa, “por nuk do të thotë as që janë në ndonjë udhëkryq për të rishikuar pozicionin e tyre”.

Hysa thotë se duhet pasur parasysh që këto pesë vende “kanë dallime serioze mes vete si dhe kanë motive të ndryshme të pozicionohen karshi Kosovës”.

“Ato dallojnë për shembull nga Greqia deri te Spanja me statusin e tyre. Disa prej tyre janë status-neutrale. Ndërsa disa të tjera për arsye të veta kanë qenë edhe lobuese e kundër pavarësisë së Kosovës. Ndonëse kjo problematikë ka ndryshuar në kohë dhe qeveri të ndryshme në këto pesë vende për të cilat po flasim”.

Afrimi i Greqisë drejt njohjes së Kosovës dikur kishte gjasa reale mjaft tha Hysa duke shtuar se ishte diçka e çuditshme që ndodhi dhe një lëshim i madh.

“Realisht tani Kosova mund të bëjë pak, por edhe ajo pak nuk duket se është bërë fare”, konsideron Ylber Hysa.“Ndonëse ishte një shans shumë real karshi Greqisë, e cila u lidh me çështjen e politikave energjetike, dhe e cila në një mënyrë të çuditshme nuk u pa si një shans për të përfituar dyfish nga diplomacia kosovare”.

“Greqia”, elaboron ish-diplomati kosovar, “qysh më herët ka qenë një shtet shumë i hapur ndaj Kosovës”. “Madje”, vazhdon ai, “nganjëherë edhe më i hapur sesa disa vende që e kanë njohur Kosovën, të cilët përveç statusin të njohjes, nuk kanë ecur më tutje në një proces bilateral të marrëdhënieve me Kosovën”.

“Dallim serioz ka në mes të Greqisë dhe në mes të Sllovakisë apo Spanjës” tha Hysa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë