Loading…
Hysaj mbetet në Napoli
  • 23/08/2019 | 20:51

Hysaj mbetet në Napoli

‘Telenovelës’ Hysaj duket se i erdhi fundi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe në sezonin e ardhshëm.


Pavarësisht zërave të shumta që qarkulluan gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, shkodrani nuk mundi të lëvizte, duke mbetur kështu te skuadra e Carlo Ancelottit.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, që në një prononcim për mikrofonin e “TMW”, u shpreh shkurtimisht:

“Hysaj do të mbetet te Napoli”.

25-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra e kaltër, dhe do t’i duhet shumë punë për ta bindur trajnerin se e meriton një vend në 11-shen e parë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë