Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, në rrjetin social Facebook ka reaguar sot pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit, dhe sipas tij veprimet e sotme të Qeverisë së Kosovës vetëm sa “ushqejnë” grupet kriminale atje, dhe se presidenti serb Aleksandër Vucic i mirëpret këto “aventura”, shkruan Gazeta Metro.
Fillimisht ish-kryediplomati kosovar, ka pyetur kryeministrin Kurti se ku do të shkojmë tani?
Hyseni tutje tha se me këto veprime, Kurti po “ushqen” grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit, dhe se për krejt këtë nuk pati koordinim me aleatet e Kosovës.
Ish-kryediplomati tutje tha se vetëm presidenti serb Aleksandar Vucic, i “mirëpret” këto veprime të binomit Kurti-Osmani në veri, dhe në fund ai pati një pyetje për krerët e shtetit, se a mos po duan që të ia “dorëzojnë” këtë pjesë të vendit shtetit serb.
Duhet theksuar se pas veprimeve ë fundit në veri të vendit nga ana e Policisë së Kosovës me urdhër të kryeministrit të Kosovës, është kritikuar ashpër nga SHBA’të.
Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinkeni, cili ka e cilësuar veprimin nga kryeministrin Kurti si palë destabilizuese në këtë çështje.
“I dënojmë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës që po e përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin jostabilitetin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që menjëherë të ndalë këtë masa të dhunshme dhe të përqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”.
Postimi i plotë:
“Quo vadis, Albin?”
Është pyetja që kërkon përgjigje!
Albini është nisur në Veriun e vendit për të ushqyer grupet kriminale serbe atje. Ata, pra grupet kriminale serbe, të mbetur pa “ushqim” mirëpresinë veprimet e pamatura dhe ashiqare të pakordinuara me partnerët ndëkombëtar dhe institucionet ndëkrombëtare të sigurisë nga ana e qeverisë së Kosovës. Ligjshmëria dhe legjitimiteti janë dy gjera thellësisht dhe letësisht të dallueshme. Vuqiç, në krye të bandave destabilizuese në veri, mirëpret veporimet e ngutshme të Kurtit dhe Osmanit. Këta dy të fundit duhet pyetur: “Mos jeni nisur në Veri për t’ia dorëzuar at pjesë të vendit Serbisë???!!!”./gazetametro.net