Loading…

Hyseni: Kurti e Osmani kanë hallin e pushtetit e jo të vendit, krizat në veri u prodhuan në mandatin e tyre

  • 04/06/2023 | 21:14

Hyseni: Kurti e Osmani kanë hallin e pushtetit e jo të vendit, krizat në veri u prodhuan në mandatin e tyre

Skender Hyseni, ish-ministër i Jashtëm, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, dhe presidente, Vjosa Osmani, duke thënë se këta dy nuk e kanë hallin e vendit, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka shtuar se, të dy, edhe Kurti edhe Osmani, e kanë hallin e pushtetit të tyre, sipas tij, deri në zhbërje të shtetit të Kosovës.

Hyseni ka drejtuar edhe një kritikë drejt intelektualëve e akademikëve duke thënë se këta po qëndrojnë të heshtur.

“Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!! Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne. Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit. Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë  qëndrojnë të heshtur, si strucat !!!”, ka thënë Hyseni. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë