Loading…

Hyseni për ‘Marshin e Drejtësisë’: Bota ta kuptojë që t’ia mohosh drejtësinë një populli të tërë është krimi më i rëndë

  • 01/04/2023 | 23:43

Hyseni për ‘Marshin e Drejtësisë’: Bota ta kuptojë që t’ia mohosh drejtësinë një populli të tërë është krimi më i rëndë

Ish-kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni, me një postim në rrjetin social Facebook, e ka mbështetur “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet nesër, shkruan Gazeta Metro.


Hyseni tha se në Hagë po gjykohet një popull i tërë.

Ai tha se kjo gjykatë u krijua për të hetuar pretendimet e Dick Martyt, por që doli të ishte një mashtrim dhe lojë që synon të barazojë agresionion gjenocidal serb me luftën e drejtë e çlirimtare të popullit të Kosovës për liri.

Ai tha se ky marsh nuk duhet të ndalet, pasi që sipas tij populli i Kosovës do drejtësi.

Postimi i plotë:

“Në Hagë po gjykohet një popull i tërë. Po gjykohet populli i Kosovës që bëri një luftë te pashoqe diplomatike e ushtarake për liri, pavarësi e demokraci. Pretendimet se kjo gjykatë po krijohej për të hetuar pandehmat idiotike të Dik Martit, për “trafikim organesh” doli të ishte një mashtrim dhe lojë e imponuar makabre për barazimin e agresionit gjenocidal serb mbi Kosovën dhe popullin e saj me luftën e drejtë e çlrimtare të popullit të Kosovës. Marshi pë Drejtësi nuk duhet të ndalet. Sepse, populli i Kosovës kerkon drejtësi dhe asgjë tjetër”, tha Hyseni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë