Loading…

Hyseni tregon se çfarë i ka thënë Vucic para se të hynin në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë

  • 10/06/2021 | 22:51

Hyseni tregon se çfarë i ka thënë Vucic para se të hynin në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë

Ish-Koordinatori Nacional për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka folur për procesin e dialogut, ndërsa ka ndarë një përvojë gjatë qëndrimit në SHBA, gjatë kohës kur u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit, shkruan Gazeta Metro.


Hyseni ishte pjesë e delegacionit të Kosovës kur u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit, ndërsa ka rrëfyer  bisedën që presidenti i Serbisë ka zhvilluar me Hysenin, para hyrjes në  Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë

Vucic i kishte thënë Hysenit se nuk po munden ta ndjekin, sepse po gjendet herë në Romë, herë në Berlinë e herë Washington.

“S’po mundemi me të ndjek, herë në Romë herë në Berlinë e herë në Washington”, tha Skenderi në klan k.

Hyseni thotë se i është përgjigjur me elegancë presidentit serb, se këtë po e bënë pikërisht që njerëz si Vucic të mos mund ta ndjekin.

“Pikërisht, që ti dhe qifti yt mos me mujt me më ndjek aty ku jam”, tha Hyseni tek i është përgjigjur Vucic’it./gazetametro.net

 

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë