Loading…

Hysni Gucatin e gjen ditëlindja në Hagë, Faton Klinaku e uron nga Facebook’u

  • 30/03/2023 | 11:24

Hysni Gucatin e gjen ditëlindja në Hagë, Faton Klinaku e uron nga Facebook’u

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Hysni Gucati i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, feston sot ditëlindjen.


Me  këtë rast, nga larg e ka uruar udhëheqësi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

“Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive! Edhe shumë të tjera të lumtura në vendin tonë”, shkroi Klinaku në Facebook.

Më 18 maj 2022 Trupi Gjykues shqiptoi dënimin e parë në historinë e Gjykatës Speciale të Kosovës, ku Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, duke dënuar secilin me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë