Loading…

Hyundai do të investojë 10 miliardë dollarë në SHBA deri në vitin 2025 për të rritur prodhimin dhe inovacionin

  • 26/05/2022 | 13:59

Hyundai do të investojë 10 miliardë dollarë në SHBA deri në vitin 2025 për të rritur prodhimin dhe inovacionin

Hyundai ka shpalosur planet se si pret të bëhet një lider në SHBA me një plan që thotë se do t’i kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i automjeteve synon të investojë në automjete elektrike, teknologji autonome, robotikë dhe udhëtime ajrore në mënyrë që të sigurojë rritjen e saj në të ardhmen.

Komponenti më i madh i planit është një fabrikë prej 5.54 miliardë dollarësh që do të bëhet objekti i parë i dedikuar për prodhimin e baterive EV në shtetin e Georgia.

Në të, Hyundai Motor Group pritet të ndërtojë më shumë se 300,000 njësi në vit, duke filluar nga viti 2025.

Përveç kësaj, Hyundai thotë se ka ndarë para edhe për investime të tjera në fusha që janë të rëndësishme për suksesin e saj në të ardhmen.

Këto investime strategjike do ta lejojnë atë të ofrojë produkte dhe shërbime të ndryshme lëvizshmërie për siguri dhe komoditet më të madh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë