Loading…

Hyundai vjen me model të ri (Foto)

  • 17/08/2017 | 13:24

Hyundai vjen me model të ri (Foto)

Prodhuesi korean ka prezantuar në Seul prototipin e gjeneratës së re të automobilave SUV Next Generation FCEV, i cili ka dizajn që dallon nga modelet tjera konvenciale të Hyundai.


Vetura ka maskë të madhe të përparme dhe drita lineare LED.

Brendësia ka formë elegante me dy ekrane të mëdha – njëri i cili zëvendëson tabelën klasike instrumentale dhe tjetri që shërben për navigacion dhe sistemin multi-medial.

Prodhuesi korean ka njoftuar se modeli serik i cili do të pasojë, nuk do të ketë ndryshime të mëdha stilistike nga prototipi i shfaqur në fotografi.

Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, por thuhet se vetura do të ketë motor me fuqi 163 kuaj fuqi.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë