Loading…

‘I akuzuari i dytë për vrasjen e Marigonës gënjeu, deklarata që s’përputhen me xhirimet’

  • 29/06/2022 | 18:45

‘I akuzuari i dytë për vrasjen e Marigonës gënjeu, deklarata që s’përputhen me xhirimet’

Avokati i familjes së M.O, Gazmend Rexhepi, ka folur rreth aktakuzës kundër dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.


Rexhepi tha se i akuzuari i dytë, Arbër Sejdiu, ka dhënë një deklarim që bien në kundërshtim me provat që i posedon prokuroria.

“I akuzuari i dytë ka dhënë një deklarim që bjen në kundërshtim me provat që i posedon prokuroria, që tash i janë dorëzuar gjykatës, për shkak se videoxhirimet nuk përputhen me atë që e ka dhënë”, tha ai.

Rexhepi tregoi edhe për gjendjen e familjes së të ndjerës.

“Gjendja e familjes së M. është e keqe, arsyeja e parë është që e ndjera ka qenë fëmija më i madh, tash kanë fëmijë të tjerë dhe në bazë të deklarimeve të prindërve, ata nuk mund të pajtohen assesi dhe kanë frikë. Pasojat janë shumë të rënda për familjen, madje edhe prokuroria në përshkrimin e aktakuzës thotë se gjatë gjithë fazës së hetimeve nuk ka gjetur asnjë rrethanë lehtësuese për të akuzuarit.

Avokati Rexhepi tha se gjatë ekzaminimit, të ndjerës i janë gjetur disa analgjetikë, që përdoren te personat që kanë dhimbje të mëdha. Sipas tij këto medikamente janë përdorur që ajo mos të ndjej dhimbje gjatë kohës që ndaj saj është përdorur dhuna.

“Gjatë ekzaminimit, të ndjerës i janë gjetur disa analgjetikë, që përdoren te personat që kanë dhimbje të mëdha. Këto medikamente janë përdorur gjatë kohës që ajo është përdorur dhuna që ajo mos t’i ndjej dhimbjet dhe aktakuza shkruan saktë formën e hyrjeve dhe daljeve të dy akuzuarve në dhomën e M., me dru bejsbolli, lloj lloj mjete që kanë përdorur… Xhirimet janë brenda banesës, ato i ka marr prokuroria. Unë ende nuk i kam marr incizimet, do t’i marr dhe do t’i ekzaminoj, por përafërsisht periudha e saj e vdekjes ka filluar 48 orë më herët… Tri ditët e fundit, nëna e të ndjerës nuk ka pasur kontakt me M., por assesi nuk i ka shkuar mendja që mund te jetë me pasoja fatale për të ndjerën bashkëjetesa me Dardan Krivaçqën”, tha ai në Frontal të T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë