Loading…

I asistoi në lindje para 25 viteve kur lindi ajo: Ishte prezent mjeku i njëjtë në lindjen e fëmijës së saj

  • 11/08/2020 | 17:26

I asistoi në lindje para 25 viteve kur lindi ajo: Ishte prezent mjeku i njëjtë në lindjen e fëmijës së saj

Dr. Bryan Cox ka asistuar në lindjen e më shumë se 5,000 bebe në 33 vitet e fundit – por njëra prej historive është jashtëzakonisht e veçantë.


Më 23 Mars 1995, Cox asistoi në lindjen e Lauren Cortez në Spitalin Metodist në San Antonio, Teksas. Tani 25 vjet më vonë, Cox asistoi në lindjen e foshnjës së  Cortez – Logan James, i lindur më 26 korrik 2020, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Cox sapo kishte përfunduar shkollën mjekësore kur takoi nënën e Cortezit, Isabel Luna, një paciente që tani e konsideron si familjare. Në ditën e lindjes, Luna dhe Cox bënë një foto me fëmijën Cortez. Dekada më vonë, nëna e re ka rikrijuar foto gati identike me Cox, përveç kësaj here me djalin e saj të vogël.

Cortez pastaj ndau fotot në Twitter në një postim i cili fitoi më shumë se 700,000 pëlqime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë