Loading…

‘I avulluan’ dhjetëra milionë dollarë për të ‘drejtat civile’, ‘Black Lives Matter’ pranë falimentimit

  • 25/05/2023 | 13:19

‘I avulluan’ dhjetëra milionë dollarë për të ‘drejtat civile’, ‘Black Lives Matter’ pranë falimentimit

Organizata Black Lives Matter (BLM) është në prag të falimentimit pasi që 8.5 milion dollarë janë zhdukur pa adresë vitin e kaluar ndërsa në të njëjtën kohe familjarë të kryesisë janë paguar me shifra shtatë shifrore, transmeton Gazeta Metro.


Raportet financiare të siguruara nga The Washington Free Beacon shfaq gjendjen financiare të organizatës e cila u themelua në nentor të 2020 si një mënyrë për strukturimin e lëvizjes për të drejta civile.

Megjithatë pavarësisht ngjarjeve kontroverse organizata nuk ka ndaluar së paguari familjarët e ngushtë të krerëve të saj.

Patrissë Cullors e cila është themeluesja e organizatës, ka paguar vëllaun e saj Paul Cullors për shërbime të sigurisë me një shumë rreth 1.6 milion dollarë. Ai person nuk kishte punuar asnjëherë në sektorin e sigurisë dhe njihej si artist i grafiteve.

Në vitin 2021 të dhënat e taksave tregojnë se organizata ka paguar një kompani rreth 1 milion dollarë e cila është krijuar nga Damon Turner ish partner i Patrisse Cullors dhe baba i fëmijës së saj për të ndihmuar në organizimin e eventeve.

Cullors ka dhënë dorëheqje nga organizata në maj të vitit 2021.

Shalomyah Bowers i cili e zëvendësoi Cullorsin në organizatë gjithashtu përfitoi nga fondet e BLM. Në vitin 2022 ai pagoi firmën e tij personale me shumën 1.7 milion dollarë për konsulencë, raporton Free Beacon.

Gjithashtu motra e ish anëtarit në bord të organizatës, Raymond Howard ishte përfshirë në kontrata të majme. Danielle Edward dhe firma e saj New Impact Partners janë paguar në vitin 2022 1.1 milion dollarë për shërbime konsulare sipas Free Beacon.

Në maj të 2022 është zbuluar se BLM ka shpenzuar më shume se 12 milion dollarë në prona luksoze në Los Angelos të SHBA si dhe në Toronto të Kanadasë.

Donacionet për BLM kanë rënë dramatikisht pas daljes së lajmeve për keqpërdorime të fondeve.

Në vitin 2022 donacionet për organizatën kanë rënë për 88%, nga 77 milion dollarë sa ishte në vitin 2021 në vetëm 9.3 në vitin pasues./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë