Loading…

I bie vulë QUINT: Dënojmë vendimin e Kosovës për hyrjen në Veri, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje

  • 26/05/2023 | 21:57

I bie vulë QUINT: Dënojmë vendimin e Kosovës për hyrjen në Veri, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje

Pas reagimeve të ndara të faktorit ndërkombëtar doli reagimi i përbashkët dhe i unifikuar pa ekuivokë se kë konsiderojnë fajtorin në këtë krizë të re në Veri të Kosovës, qeverinë e Kosovës, duke e shtuar madje edhe zhgënjimin e shpërfilljes së tyre, shkruan Gazeta Metro.


Komunikata e pesë shteteve perëndimore si asnjëherë më parë nuk kanë reaguar më shpejtë dhe njëzëri për të fajësuar palën kosovare.

Një gjë theksohet në komunikatë se qeveria e Kosovës zgjodhi t’i shpërfill këto shtete që i kishin kërkuar paraprakisht që të përmbahen pas zgjedhjeve në veri.

QUINT ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të tërhiqen menjëherë, të qetësohet situate dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR’in./gazetametro.net

Reagimi i plotë:

Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë