Një video komike e një vajze të re duke hequr qerpikët e saj artificialë është përhapur shumë – falë reagimit të djalit me të cilin ka dalur në takim.
Amanda Zimmerman, 17, nga Brunswick’u Lindor, New Jersey, inçizoi shoqen e saj Kayleigh O’Kane duke hequr qerpikët e saj artificialë para syve të të dashurit të saj Joe Petrocelli, i cili mbeti i stepur kur e pa se çfarë po bënte ajo, transmeton gazetametro.net
“Kayleigh tha se do të largonte qerpikët e saj artificialë kështu që unë doja ta inçizoja atë dhe ta fus në ‘’Snapchat Story””, tha ajo për NBC Neë York.
“Thjesht ndodhi që Joe bëri atë fytyrë i stepur nga ajo që po shihte. Koha ishte perfekte. /gazetametro.net