Loading…

I dënuar me burgim të përjetshëm, ekstradohet nga Vjena shqiptari 43 vjeçar

  • 15/10/2019 | 09:08

I dënuar me burgim të përjetshëm, ekstradohet nga Vjena shqiptari 43 vjeçar

I është dorëzuar shtetit nga Vjena shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, transmeton Gazeta Metro.


Kështu është bërë e mundshme kthimi i Viktor Pelivanit, nga Austria drejt Shqipërisë.

43 vjeçari i ekstraduar nga shteti austriak, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit në Vlorë, gjatë majit të vitit 2018 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, që ishte kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, Viktor Pelivani në bashkëpunim me personat F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur të holla në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë