Loading…

I dënuar për ndihmë në vrasje: Kunatit të Albulena Haxhiut i jepet leja të punojë derisa po vuan dënimin në burg

  • 04/12/2022 | 11:28

I dënuar për ndihmë në vrasje: Kunatit të Albulena Haxhiut i jepet leja të punojë derisa po vuan dënimin në burg

Hazir Krasniqi, kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, po i mundësohet të punojë derisa po e vuan dënimin me burg në Smrekonicë.


Për Gazetën Insajderi kanë folur nga ShKK. Kurse ministrja Haxhiu nuk ka pranuar ta komentojë lidhur me këtë.

Vëllai i Alban Krasniqit, përkatësisht kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Hazir Krasniqi është transferuar nga burgu i Prishtinës për në atë të Smrekonicës. Atje i është dhënë leja të punojë jashtë. burgut.

Sipas burimeve të Insajderit, Krasniqi, i cili është i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, del herët në mëngjes nga burgu dhe nuk kthehet deri në mbrëmje shumë vonë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zyrtarin për Informim të ShKK, Florent Gashi.

Sipas tij, i burgosuri Hazir Krasniqi është njëri nga të dënuarit më të disiplinuar dhe me të sjellshëm në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës.

“H.K është njëri nga të dënuarit më të disiplinuar dhe me të sjellshëm në Qendren Korrektuese  të Smrekonicës, si dhe është shfrytëzues i shumëfisht i benificionit vikend në shtëpi” – ka thënë Gashi për Insajderin.

Ai siguron se asnjë i burgosur pavarësisht se kush është nuk mund të kalojë pa iu nënshtruar procedurave të vlerësimit.

“Ju sigurojmë se asnjë i burgosur, pavarësisht se kush është nuk mund të kaloj pa iu nënshtruar procedurave të vlerësimit dhe kritereve të cilat SHKK i aplikon për të gjithë të burgosurit pa dallim. I njëjti është transferuar nga QP.Prishtinë me datë 13.12.2021 ne QK.Smrekonice. I dënuari H K ka filluar punën jashtë institucionit me datë 28.07.2022 bazuar në UA të vitit 2019 për punë jashtë Institucionit bazuar në rregullat dhe kriteret e përcaktuara sipas ligjit në fuqi” – shtoi ai.

Insajderi ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, i cili tha se Krasniqi i ka plotësuar të gjitha kushtet për kalim nga burgu i Prishtinës në atë të Smrekonicës.

“Po, i ka plotësu të gjitha procedurat dhe kriteret” – tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë