Loading…

‘I dërguan Rusisë dronë’: Takohen ekspertet iranianë dhe ukrainas

  • 22/11/2022 | 16:31

‘I dërguan Rusisë dronë’: Takohen ekspertet iranianë dhe ukrainas

Akuzat në lidhje me përdorimin e dronëve sulmues të prodhuara nga Irani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ka bërë që të qojë në një takim ekspertët nga Irani dhe Ukraina, tha të martën për CNN një zëdhënës nga ministria e jashtme në Kiev, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko, informoi se nuk mund të zbuloj shumë mbi detajet e takimit, mirëpo sipas tij pala ukrainase vazhdon të marrë masa drastike për parandalimin e përdorimit të armëve Iraniane nga Rusia për luftën kundër Ukrainës.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rusia ka marrë qindra dronë nga Teherani e të cilët janë përdorur për qëllime vdekjeprurëse.

Irani ka kërkuar një takim të përbashkët të ekspertëve me autoritet ukrainase për të shqyrtuar pretendimet të supozuara për përdorim të dronëve iranianë. Deri më tani janë ndërmarrë hapa midis palëve për të pastruar çdo keqkuptim në këtë çështje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë