Loading…
I duan të gjithë e janë shumë të veçanta: Mësojeni se çfarë simbolizojnë ‘Kapëset e ëndrrave’
  • 26/03/2019 | 17:43

I duan të gjithë e janë shumë të veçanta: Mësojeni se çfarë simbolizojnë ‘Kapëset e ëndrrave’

Dream Catcher apo ‘kapësja e ëndrrave’ është një simbol që  gjeni në çdo vend. Ky simbol është shume i përhapur si dekor, por origjinna i’u përket amerikanëve, transmeton Gazeta Metro.


Kapësja e ëndrrave në kulturën amërikane njihej si simbol për të kapur ëndrrat e këqija.

Disa fise indiane e përdornin kapësen e ëndrrave si simbol të mbrojtjes dhe rehatisë.

Mirëpo mitet për to janë të shumëta. Sipas rrëfenjave të fisit Ojibwa, një nënë merimangë mistike, ishte mbrojtëse shpirtërore e fisit, veçanërisht për fëmijët dhe bebet. Ndërsa brezi i ri rritej dhe shpërndahej, ajo e kishte të pamundur t’i ruante të gjithë, ndaj dhe krijoi kapësen e parë të ëndrrave. Një model, i cili u ndoq dhe u trashëgua nga gjyshet dhe nënat.

Amerikanët autentikë besojnë se ajri i natës është i mbushur me ëndrra, të mira dhe të këqija, ndaj kapësja e ëndrrave varet në një vend ku mund ta kapë dielli i mëngjesit, në mënyrë që ëndrrat e këqija të digjen sapo të agojë.

Të gjithë elementet që indianët i kanë vendosur kapëses së ëndrrave, kanë kuptime që lidhen ngushtë me jetën reale. Forma rrethore për shembull, përfaqëson ciklin jetësor dhe rrugëtimin e Diellit dhe Hënës përmes qiellit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë