Loading…

I dyshuari për prerjen e kokës së mësuesit: refugjat 18vjeçar me origjin çeçene

  • 18/10/2020 | 00:02

I dyshuari për prerjen e kokës së mësuesit: refugjat 18vjeçar me origjin çeçene

Një refugjat 18-vjeçar rus me origjinë çeçene është identifikuar si i dyshuari për prerjen e kokës të së premtes në një mësues shkollë në një periferi të Parisit, thanë sot autoritetet franceze, transmeton Gazeta Metro


Sulmuesi i dyshuar, Abdoullakh Abouyezidovitch , u qëllua për vdekje nga policia të Premten pasdite në Éragny, e njëjta zonë ku u gjet trupi i  Samuel Paty, profesori 47-vjeçar i historisë dhe gjeografisë në College du Bois d’Aulne.

Njerëzit qëndrojnë pranë luleve të vendosura në hyrje të shkollës në Conflans-Sainte-Honorine.
Sipas prokurorit kombëtar anti-terrorist të Francës, Jean-François Ricard, sulmuesi iu afrua studentëve jashtë shkollës, në periferi të Parisit duke u kërkuar atyre të tregonin më shumë rreth mësuesit, Samuel Paty.
Paty u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi, sipas prokurorit Ricard.
I dyshuari Abouyezidovitch, i cili nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, ishte një banor i Evreux, një qytet jashtë Parisit , pak më shumë se një orë me makinë nga vendi ku e kreu sulmin.

18 vjeçari e mori përgjegjësinë për sulmin në rrjetin social, Twitter.

Ministri francez i Arsimit Jean Michel Blanquer tha sot se Paty u vra “për mësimin e një lënde që kishte të bënte me një nga shtyllat e demokracisë, lirinë e shprehjes”.
“Samuel Paty u vra nga armiqtë e lirisë. Ne do të jemi të bashkuar dhe të vendosur,” shkroi ministri i arsimit francez  Blanquer në Twitter./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë