Loading…

I dyshuari për tentim vrasje ndaj drejtorit, lirohet

  • 10/12/2016 | 09:39

I dyshuari për tentim vrasje ndaj drejtorit, lirohet

Ish-administratori i shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit, Naim Gashi, është liruar nga masa e paraburgimit derisa organet e drejtësisë nuk kanë mundur të gjejnë fakte se rreth 2 muaj më parë në objektin e komunës ky person ka bërë vepër penale.


Rreth 2 muaj më parë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në deklaratat e tij nëpër medie, pati thënë se ish-administratori i kësaj shkolle, N.G. ka hyrë i armatosur në objektin e Komunës dhe se ka tentuar ta vrasë drejtorin komunal të Arsimit, mirëpo, në anën tjetër, organet e drejtësisë deri tashti nuk kanë mundur të gjejnë fakte të tilla dhe nuk kanë konfiskuar ndonjë armë zjarri lidhur me këtë ngjarje.

Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me këtë rast më datën 11.10.2016 në objektin e komunës nuk bëhet fjalë për tentim vrasjeje, por me urdhër të prokurorit është cilësuar si sulm fizik ndaj personit zyrtar.

“Ky raste është cilësuar si sulm fizik ndaj personit zyrtar në Komunën e Lipjanit dhe rasti është dërguar në Prokurori më datën 12.10.2016. Në këtë rast nuk është konfiskuar ndonjë armë zjarri, megjithëse është përfolur mjaft shumë nëpër media për një gjë të tillë nga komuna. Ndërkohë për rrjedhën e kësaj lënde janë kompetente prokuroria dhe gjykata”, thuhet në përgjigje nga Zyra e informimit në Policinë e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë