Loading…

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas shtatzëne ishte dënuar me 300 euro për armëmbajtje pa leje

  • 01/12/2022 | 11:51

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas shtatzëne ishte dënuar me 300 euro për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj, në shtator të këtij viti, të dyhuarit për vrasjen e guras shtatzëne në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), S.H, i kishte shqiptuar dënim prej 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.


Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Sahit Krasniqi, arma i ishte konfiskuar në mënyrë të përhershme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Konform nenit 366, par .3 të KPRK-së, një pistoletë me gaz DUAL, me numër serik EJ1…. me kalibër 9mm, prodhim i Turqisë si dhe një karikator, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme”, thuhet në aktgjykim.

Ndryshe, sipas aktgjykimit në shqyrtimin fillestar S.H, kishte pranuar fajësinë duke premtuar se në të ardhmen nuk do të përsërisë vepra të tilla.

“I pandehuri S.H. në shqyrtimin fillestar ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale, për të cilën e ngarkon aktakuza në të gjitha pikat e saj, duke shtuar se është penduar për kryerjen e kësaj vepre penale dhe ka premtuar se në të ardhmen nuk do të përsërisë vepra të tilla apo të ngjashme”, thuhet në aktgjykim.

Pas kësaj, mbrojtësi i tij, avokati Behar Sejda kishte propozuar që ndaj të njëjtit të shqiptojë një dënim me gjobë, pasi që është mbajtës i familjes dhe ka gjendje të rëndë ekonomike.

“Me rastin e matjes se llojit dhe lartësisë se dënimit të merret parasysh si rrethanë veçanërisht lehtësuese pranimin e fajësisë nga i akuzuari, dhe si rrethana lehtësuese të merret parasysh se pranimin e fajësisë të cilin e ka bërë në mënyrë të sinqertë, i njëjti është mbajtës i familjes dhe ka gjendje të rëndë ekonomike dhe propozon gjykatës që ndaj të njëjtit të shqiptoj një dënim me gjobë”, kishte thënë avokati Sejda.

Ndërkaq, sipas aktgjykimit, me rastin e matjes së dënimit, gjykata kishte vlerësuar të gjitha rrethanat, veçanërisht ato lehtësuese.

“Me rastin e matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit, gjykata vlerësoi të gjitha rrethanat të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit në kuptim të nenit 69 të KPRK-së, si rrethana veçanërisht lehtësuese mori se i pandehuri ka pranuar fajësinë për veprën e kryer penale, ndërsa si rrethana lehtësuese pati parasysh faktin se nuk ka të dhëna që i njëjti më parë ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale, është penduar për kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në aktgjykim.

Sipas aktakuzës, nga viti 2014 e deri më 29 korrik 2022, në shtëpinë e tij, në Komunën e Shtimes, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një pistoletë me gazë DUAL, me numër serik EJ-1…… me kalibër 9mm, prodhim i Turqisë si dhe një karikator, e cila ditën kritike gjatë një kontrolli nga ana e policisë i është gjetur dhe sekuestruar.

Me këtë, ngarkohej se ka kryer veprën penale „Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë