Loading…

I emëruari nga Schwarz në krye të Akademisë Diplomatike po del të jetë bashkëshorti i zyrtares së VV’së

  • 29/12/2021 | 08:47

I emëruari nga Schwarz në krye të Akademisë Diplomatike po del të jetë bashkëshorti i zyrtares së VV’së

Në vazhdën e “depolitizimit” të institucioneve dhe sjelljes së drejtësisë qeveria e ndryshimit në fakt po vazhdon me “ripolitizim“, shkelje të të drejtave dhe shkeljeve ligjore. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla-Schwarz, ka vendosur në krye të Drejtorisë Diplomatike të Kosovës, bashkëshortin e Vjosa Isma, e cila është kryetare e Lëvizjës Vetëvendosje në pikën e pestë(V) në Rahovec, shkruan Gazeta Metro.


Pra ky ndryshim ripolitizimi i qeverisë së ndryshimit si duket ka një formë tjetër, kuadrot e kualifikuara brenda institucioneve zëvendësohen me kuadro të pakualifikuara.

Edhe diplomacia ‘Schwarz’, po vazhdon me politizimin e stafit diplomatik, duke emëruar drejtor të Akademisë Diplomatike, bashkëshortin e zyrtares së VV’së, Vjosa Isma, e cila njëherësh është edhe kryetare e VV’së në pikën pesë(V) në Rahovec.

 

Ndryshe Gazeta Metro kishte raportuar një ditë më parë për emërimin e drejtorit të Akademisë Diplomatike Behar Isma, të cilit në fakt i mungon çdo kriter duke filluar pikërisht nga përvoja diplomatike por edhe çdo trajnim i mundshëm diplomacie për të plotësuar pozitën në të cilën e ka emëruar ministrja Gervalla-schwarz.

Qeveria e “ligjit” dhe “drejtësisë” në mënyrë totalisht joligjore dhe jo të drejtë ka katapultuar personin në fjalë nga ish Ministria e Diasporës ku kishte pasur pozitën e udhëheqësit të divizionit, në MPJD në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, veprim që madje po shihet si ofendim nga diplomatët brenda ministrisë së jashtme.

E në emër të heqjes së nepotizmave politike e familjare, për zgjedhjen e drejtor të cilit në krahasim me konkurrencën eventuale në një zgjedhje fer do e rrëzonte pikërisht mungesa e sfondit akademik e posaçërisht atij diplomatik, i porsazgjedhuri Behar Isma si duket ka plotësuar kushtin kyç për qeverinë e tanishme, atë politik, të qenit bashkëshorti i zonjës Vjosa Isma, kryetares së pikës V, të VV’së në Rahovec, edhe pse pa kurrfarë përvoje në këtë drejtim, ka mjaftuar ministrja Gërvalla-Schwarz atij të ia dhurojë pozitën që ka përgjegjësi të trajnojë e rekrutojë diplomatët e Republikës së Kosovës.

Të shohim më tutje se si ministrja Schwarz dhe qeveria e ‘ndryshimit’ do të vazhdojë me reformat dhe ndryshimet dhe si do e luftojë nepotizmin dhe ku kjo qasje do e qojë shtetin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë