Loading…

I fitoi në raundin e parë zgjedhjet në Suharekë, Muharremaj përballet me sfidën e parë në Kuvendin Komunal

  • 25/11/2021 | 09:10

I fitoi në raundin e parë zgjedhjet në Suharekë, Muharremaj përballet me sfidën e parë në Kuvendin Komunal

Bali Muharremaj është zgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar kryetar i komunës së Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai fitoi qysh në raundin e parë me 51,30% të votave, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo sfida e parë e qeverisjes Muharremaj II, është zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Në bazë të nenit 41 të ligjit Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, Kuvendi i Komunës e zgjedh Kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve për një mandat aq sa është mandati i të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati i propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Në rast se në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor ndarja e ulëseve në Suharekë është kjo: AAK ka 12 ulëse, LDK ka 9, PDK ka 4, VV ka 4, Nisma 1 dhe Iniciativa Qytetare 1.

Burime të Metros bëjnë me dije që aktualisht Bali Muharremaj ka siguruar vetëm votat e Nismës dhe Iniciativës Qytetare, derisa i duhen së paku edhe tri vota për ta zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Gjithashtu burime të Metros brenda PDK’së në Suharekë, kanë thënë se PDK i ka ofruar bashkëpunim Muharremajt, por ky i fundit nuk ka pranuar pasi që nuk dëshiron që të japë ndonjë drejtori.

Sipas raportimeve të mediave lokale atje nga radhët e AAK’së është propozuar që Behxhet Kuqi të etë kryesues i Kuvendit Komunal, por ende nuk është e qartë se a është arritur ndonjë bashkëpunim apo koalicion me ndonjërin subjekt tjetër në mënyrë që t’i sigurohen votat e mjaftueshme kryesuesit të deritashmë që të qëndrojë në krye të këtij organi edhe për një mandat. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë